Pas inkuadrimi të Patos në lojë në ndeshjën kundër Ancerlecht shumë rosoner e pritëm me buzëqeshje, pas golit që ai shënoi në këtë ndeshje ne të gjithë tham që ky është Pato që ne dëshirojmë. Por pas përfundimit të ndeshjes dikush nuk ishte i lumtur edhe pse shënoi! Ai ishte Pato që këtë paknaqësi e shprehi duke thënë që dëshiron të luaj më shumë, duke e fajsuar trajnerin që nuk ishte pjesë e formacion kundër Napolit dhe vetëm një minutazh e vogël kundër Anderletit! Për të qenë të sinqertë ne të gjithë e pritëm të jetë në formacion të parë!
Pastaj më e keqja vjen dhe ai del të ketë një lëndim dhe është në dyshim kundër Juventusit! Silvio Berlusconi i cili Paton para një jave e cilësoi si një lojtarin më të talentuar në grupin e Allegrit, tani e ka etiketuar atë si një“problem”! “Shpresojmë se ai vërtetë do të shërohet. Është një problem, sepse ai ishte lojtari me të ardhme më të madhe që ka pasur ndonjëherë Milani”, tha Berluskoni!
Nesër pritet që Presidenti të jetë në Milanello dhe aty ndoshta edhe do të vendoset se kush do të vazhdojnë historinë në klub! A do të përfundojë Pato në tregun e transferimeve apo ai do të vazhdoj të jetë pjesë e së ardhmës së Milanos, Berluskoni për këtë do të vendos nesër!