Mesfushori i shum talentuar i PSG, Argjentinasi Javier Pastore shum lehtë mund të rikthehet në Kampionatin ku u bë i famshëm, atë të Serisë A.
Kështu njofton sot goal.com, që thotë se lojtari mund të vijë tek Milani për një shumë rreth 20 milion euro, pasi rendimenti i tij tek PSG nuk është ai që pritej, dhe kështu mund ti shtyej drejtuesit Sheik te heqin dorë nga sherbimet e lojtarit, i cili do t'ia lironte vendin ndonjë transferi të ri në klubin Parisien.
Eshte shum e mundur që Pastore të vijë tek Milan, kjo pasi edhe Berlusconi pak ditë më parë tha se do të ketë blerje në janar, ndoshta Pastore mund të jetë një prej tyre.





