Pas përfundimit të ndeshjes Anderlecht-Milan, mbrojtësi Francezë i Milanit, Philippe Mexes duke mjaft i lumtur duke folur direkt nga Brukseli për televizionin Italian Italia UNO, ai tha se skuadra e tij e arriti objektivin qe kishte, per tu kualifikuar më tej.
''Kualifikimi ishte synimi ynë kryesorë, jam vertet mjaft i lumtur për golin, për dhjetë minuta rreshtë ndjeja një dhimbje tek tendina e gjurit, pastaj fola me mjekun Martens dhe ai më siguroi që gjithçka është OK, Do të shohim në ditet në vazhdim, ne e kemi kuptuar që këtë vitë është e vështirë për skuadrën tonë, por duhet të japim gjithmonë 110% dhe të mos dorëzohemi kurr. Adriano Galliani na bëri komplimente, dhe ishte mjaft i lumtur për kualifikimin'', tha Mexes.





