Duke e mposhtur Anderlechtin në terrenin e tyre Milan arrin të përfundoj me sukses misionin e kualifikimit për në fazën tjetër në Ligën e Kampionëve.
Me një krosim siq di Mattia De Sciglio topi erdhi në këmbët e Faraonit Rosoner dhe ai si gjithmonë i pagabueshëm dërgon topin aty ku duhet, kjo ndodh menjëherë pasi filloi pjesa e dytë, minuta 47’ e ndeshjes.
Në minutën e 70’ vendasit mbetën me një lojtarë më pak pasi Bram Nuytinck ndëshkohet me karton të kuq pas ndërhyrjes në Paton si lojtarë të fundit.
Dhe erdhi minuta 71’ e takimit dhe në atë moment erdhi magjia MEXES që me një eurogol në stilin gërshërë shumë thjeshtë na bën ta harrojmë Ibrahimoviqin, Super Mexes 2-0!
Vendasit ishin këmbngulës dhe në minutat në vazhdim bënin presion mbi Milanin që fillon ta lëshoj lojën dhe për këtë ndëshkohet nga De Sutter në minutën 78’.
Me këtë goll vendasit bënë edhe më shumë presion por me një kundërsulm Milan i ndëshon përmes asistit të El Shaarawy-it dhe me Paton e pagabueshëm!
Edhe pse me një lojë jo edhe aq të mirë Milan arriti të fitoj me rezltat 3-1 si musafir dhe arrin të kualifikohet për në fazën tjetër.
Për fat të keq si të jetë e shkruar që në të mirë gjithmonë ka një të keqe e ajo është lëndimi i Mexes që shpresojm seë nuk do të jetë lëndim i rëndë. Gjithashtu kjo ndeshje do të jetë një motiv edhe më i madhë për ndeshjen e ardhshme Derbi kundër Juventusit. Forca Milan!!





